Norvegji: Personeli shëndetësor përjashtohet nga rregullat e karantinës
BKT
   Bota

Norvegji: Personeli shëndetësor përjashtohet nga rregullat e karantinës

Personeli i huaj i kujdesit shëndetësor me funksione të rëndësishme në spitale dhe në kujdesin shëndetësor komunal që udhëtojnë në Norvegji mund të ketë përjashtime të veçanta nga rregullat e karantinës.

Kjo u njoftua nga qeveria të mërkurën në mbrëmje pas rekomandimeve nga Agjencia Norvegjeze e Shëndetit Publik.

“Këta janë personel të domosdoshëm për ruajtjen e funksioneve të rëndësishme në kujdesin shëndetësor.Të vaksinuarit plotësisht tani mund të fillojnë të punojnë menjëherë pasi të jenë testuar negativisht për korona gjatë mbërritjes”, thotë Ministri i Shëndetësisë Bent Høie./RTKLive