Qeveria Draghi merr votëbesimin në Senat me 262 vota pro
BKT
   Bota

Qeveria Draghi merr votëbesimin në Senat me 262 vota pro

Me 262 vota pro, 40 kundër dhe dy abstenime, qeveria e Mario Draghi-t mori votëbeismin në Senat. Kundër qeverisë Draghi votuan 15 senatorë të M5, ndërsa 8 nuk morën pjesë në votim. Përveç kësaj, midis kundërshtarëve, janë 19 parlamentarë të Vëllezërve të Italisë, të gjithë anëtarë të grupit në Pallatin Madama.

“Po-ja jonë nuk do të jetë kurrë e pakushtëzuar – thotë udhëheqësi i grupit M5S në Senat Ettore Licheri gjatë përgjigjes në Senat – do të jetë një PO vigjilente, do të thoja e kujdesshme.

Ishte një ditë historike për kryeministrin e ri, i cili bëri debutimin e tij në Parlament duke mbajtur fjalimin kryesor në Pallatin Madama. Me dy sfida përparësore: lufta kundër pandemisë dhe rindërtimi i vendit, “si në periudhën e pasluftës”.

Po sot qeveria e re italiane përballet për të parën herë me mërinë qytetare shkaktuar nga ndalimi i aktivitetit të skive në zonat malore të vendit që përbën edhe vendimin e parë të qeverisë Draghi. Shoqata e bizneseve të turizmit mbështetur edhe nga shumë sipërmarrës vendas ka paralajmëruar një protestë ditën e sotme në disa qytete veriore si Aosta për të kundërshtuar vendimin e qeverisë, i cili dëmton ekonominë vendase. Në vendimin e saj qeveria arsyeton se ky lloj aktiviteti ndikon në përhapjen e koronavirusit.