Eksportet e BE-së regjistruan rënie me 9,4 për qind
BKT
   Bota

Eksportet e BE-së regjistruan rënie me 9,4 për qind

Eksportet e Bashkimit Evropian (BE) u ulën me 9,4 për qind vitin e kaluar për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat) ka publikuar të dhënat tregtare ndërkombëtare për BE-në dhe Eurozonën për periudhën e muajit dhjetor 2020.

Sipas të dhënave, eksportet totale në Eurozonë u ulën me 9,2 për qind në vitin 2020 krahasuar me një vit më parë, në 2 trilionë e 131,4 miliardë euro, kurse importet totale ranë me 10,8 për qind në 1 trilion e 897 miliardë euro, ndërsa teprica tregtare e Eurozonës në vitin 2020 arriti në 234,5 miliardë euro.

Në vitin 2020, eksportet totale të BE-së u ulën me 9,4 për qind krahasuar me vitin e kaluar në 1 trilion 931,6 miliardë euro, ndërsa importet e saj u ulën me 11,6 për qind në 1 trilion 714,3 miliardë euro, me çka BE-ja përjetoi një suficit tregtar prej 217,3 miliardë eurosh në periudhën janar-dhjetor 2020.

Importuesit kryesorë nga vendet e BE-së vitin e kaluar ishin SHBA-ja me 353 miliardë euro, Mbretëria e Bashkuar me 277,5 miliardë euro, Kina me 202,5 miliardë euro, Zvicra me 142,4 miliardë euro, Rusia me 79 miliardë euro, Turqia me 69,9 miliardë euro dhe Japonia me 54,5 miliardë euro.

Vendet me eksportet më të larta në vendet e BE-së janë Kina me 383,5 miliardë euro, SHBA-ja me 202 miliardë euro, Mbretëria e Bashkuar me 167,2 miliardë euro, Zvicra me 108,6 miliardë euro, Rusia me 95,2 miliardë euro, Turqia me 62,6 miliardë euro dhe Japonia me 54,9 miliardë euro.

Vitin e kaluar, tregtia e BE-së me Kinën përjetoi suficit prej 181 miliardë eurosh dhe me Rusinë 16,2 miliardë euro, kurse shënoi deficit prej 150,9 miliardë eurosh me SHBA-në , me Mbretërinë e Bashkuar 110,3 miliardë euro, 33,8 miliardë euro me Zvicrën dhe 7,3 miliardë euro me me Turqinë.

Vëllimi i përgjithshëm i tregtisë midis Turqisë dhe BE-së në vitin 2020 u regjistrua në 132,5 miliardë euro.