09:49 / 18.02.2021
SHBA shënon mbi 68 mijë infeksioneve ditore me COVID-19
SHBA vazhdon me shifra të larta të infeksioneve dhe vdekjeve ditore nga COVID-19.
Të paktën 68,419 raste të reja me Covid-19 u raportuan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mërkurën, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.
Kurse, kanë vdekur të paktën 2,366 persona.
Deri më tani ka pasur të paktën 27,825,043 raste të koronavirusit në SHBA. Deri në fund të ditës të mërkurën, të paktën 490,447 njerëz kanë vdekur mes pandemisë.
Këto totale përfshijnë raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Columbia-s dhe territore të tjera të SHBA-së, si dhe raste të riatdhesuara.























