Nigeri, 7 ushtarë të vrarë nga prita e Boko Haram-it
BKT
   Bota

Nigeri, 7 ushtarë të vrarë nga prita e Boko Haram-it

Trupat e Batalionit të 153-të të Task Forcës në zonën e qeverisë lokale Marte u kapën në befasi kur kryengritësit i sulmuan.

Së paku shtatë ushtarë nigerianë kanë humbur jetën në një pritë nga terroristët e Boko Haram-it në shtetin Borno, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas shtypit lokal, trupat e Batalionit të 153-të të Task Forcës në zonën e qeverisë lokale Marte u kapën në befasi kur kryengritësit i sulmuan.

Më pas shpërtheu një përplasje e armatosur, gjatë së cilës shtatë ushtarë humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën.

Sipas mediave lokale, kryengritësit u arratisën pas sulmit.

Boko Haram nisi një kryengritje të përgjakshme në vitin 2009 në Nigerinë verilindore, por më vonë përhapi mizoritë e saj në Niger, Çad dhe Kamerun, duke shkaktuar një përgjigje ushtarake.