Apple ndryshon ‘emojin’ e shiringës, e përshtat për vaksinën anti-Covid

Apple ndryshon ‘emojin’ e shiringës, e përshtat për vaksinën anti-Covid

Apple ka ndryshuar emojin e shiringës duke e zëvendësuar gjakun që gjendet brenda saj me përbërje të vaksinës, për shkak të vaksinimit global që po ndodh kundër koronavirusit.

“Kjo e bënë emojin më të gjithanshme kur bëhet fjalë për përshkrimin e vaksinës kundër COVID-19”, ka shpjeguar Emojipedia, faqja online e cila i përzgjedh emojit.

Sipas BBC, kjo faqe ka vërejtur përdorimin masiv të kësaj shiringe në rrjetet sociale për të folur rreth vaksinës kundër koronavirusit.

Duke nisur nga muaji dhjetor emoji i shiringës është shoqëruar edhe me fjalët si “vaksinë”, “Covid- 19”, “Pfizer” dhe “Moderna”.