Shënohet viktima e parë në protestat kundër grushtit të shtetit në Mjanmar
Një vajzë e re është bërë protestuesja e parë që ka humbur jetën në protestat anti-grusht shteti në Mianmar pasi u qëllua në kokë.
20- vjeçarja Mya Thwe Thwe Khaing, u plagos në fillim të javës së kaluar kur policia u përpoq të shpërndajë protestuesit.
Spitali në Nya Pyi Taë konfirmoi vdekjen e saj në orën 11:00 me orën lokale, duke shtuar se trupi i saj do të ekzaminohet në 15:00.
“Ne do të kërkojmë drejtësi dhe do të shkojmë përpara,” i tha mjeku agjencisë së lajmeve AFP, duke shtuar se stafi ishte përballur me presion të madh që kur ajo u dërgua në njësinë e tyre të kujdesit intensiv.
Myanmar është përfshirë nga protestat pas një grushti shteti që përmbysi qeverinë e zgjedhur të Aung San Suu Kyi.
Myanmar ndodhet në një gjendje emergjence njëvjeçare, pasi ushtria mori pushtetin pas zgjedhjeve të përgjithshme ku fitoi Lidhja Kombëtare për Demokracinë e Znj. Suu Kyi me një rezultat të lartë.
Ushtria pretendon se rezultatet e zgjedhjeve janë mashtruese dhe kërkojnë përsëritje të votimeve.























