Rreth 2.5 mln viktima nga Covid, Biden: 4 miliardë $ për vaksinimin global
BKT
   Bota

Rreth 2.5 mln viktima nga Covid, Biden: 4 miliardë $ për vaksinimin global

Numri i infeksioneve Covid-19 të regjistruar zyrtarisht në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë ka tejkaluar 110 milionë. Kjo u njoftua nga Universiteti Amerikan Johns Hopkins, sipas të cilit në të gjithë botën regjistrohen 2.43 milionë vdekje dhe 62 milionë shëruar.

Vendi më i prekur në terma absolutë mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 27.8 milionë raste të përgjithshme dhe 492,000 vdekje, e ndjekur nga India dhe Brazili.

Ndërkohë në orët e ardhshme, Presidenti i SHBA-së Joe Biden do të zotohet me udhëheqësit e G7 për të alokuar 4 miliardë dollarë për programin global të vaksinimit kundër Covid. Lajmi është njoftua nga Shtëpia e Bardhë.