Uganda do të sigurojë 36 milionë doza të vaksinës Oxford-AstraZeneca
18 milionë prej dozave të mbulohen nga qeveria, ndërsa pjesa tjetër do të sigurohet nga programi COVAX, njoftoi ministrja e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit e Ugandës.
Qeveria e Ugandës ka porositur 36 milionë doza vaksine në kuadër të luftës kundër koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministrja e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit e Ugandës, Judith Nabakooba, deklaroi në llogarinë e saj në Twitter se vendi do të blejë vaksinën britanike Oxford-AstraZeneca.
"Do të sigurojmë 36 milionë doza vaksinash në total. 18 milionë prej tyre do të mbulohen nga qeveria, ndërsa pjesa tjetër do të sigurohet nga Programi Global i Vaksinave COVID-19 (COVAX)", tha ajo.
Duke deklaruar se synojnë të vaksinojnë 9 milion njerëz në fazën e parë, Nabakooba vuri në dukje se vaksinimi do të fillojë nga grupet profesioniste me rrezik të lartë, siç janë punonjësit e kujdesit shëndetësor, mësuesit dhe forcat e sigurisë.
Uganda deri më tani ka regjistruar 35.543 të infektuar nga COVID-19, prej të cilëve 1.420 kanë humbur jetën.























