Zbulohet një mutacion i ri i COVID-19 që mund të mos detektohet nga testet
Në Finlandë deri më tani janë regjistruar 422 raste të mutacionit britanik, 22 raste të mutacionit të Afrikës së Jugut dhe një rast të mutacionit të Brazilit.
Në Finlandë është zbuluar një mutacion i ri i koronavirusit të ri (COVID-19), i cili mund të mos detektohet në testet e reaksionit zinxhir polimeraz (PCR), transmeton Anadolu Agency (AA).
Transmetuesi publik finlandez YLE njofton se në laboratorët Vita në Helsinki u zbulua një mutacion "unik" i COVID-19 i paparë më herët.
Theksohet se mutacioni i ri i COVID-19, i quajtur "Fin-796H", përmban disa tipare me mutacionet të zbuluara më parë në Angli dhe në Afrikën e Jugut, por kishte një kombinim gjenetik plotësisht të ri.
Shkencëtarët finlandezë paralajmëruan se virusi i strukturuar në mënyrë unike mund të mos shfaqet në testet PCR të cilat kërkojnë sekuenca gjenetike specifike për ARN të COVID-19 në mostrat nga hundë dhe në fyti.
Mutacioni i ri i cili nuk dihet akoma se a është më ngjitës ose më rezistent ndaj imunitetit, ndërsa mendohet se ka ardhur nga jashtë në Finlandë, ku numri i rasteve me COVID-19 është relativisht i ulët.
Në Finlandë deri më tani janë regjistruar 422 raste të mutacionit britanik, 22 raste të mutacionit të Afrikës së Jugut dhe një rast të mutacionit të Brazilit.
Ndërkaq, në vend gjithsej u regjistruan 52.209 raste me COVID-19 prej të cilëve 725 njerëz humbën jetën nga ky virus.























