Shpërthim vullkani në Indonezi
BKT
   Bota

Shpërthim vullkani në Indonezi

Një nga vullkanet më aktive në botë ka shpërthyer në malin Merapi të Indonezisë, bën të ditur Autoriteti Gjeologjik të Indonezisë.

Vullkani, i cili ndodhet pranë qytetit Yogyakarta në ishullin Java, ka pasur disa shpërthime të vogla ditëve të fundit, të cilat, gjithashtu, kanë shkaktuar tërmete të vogla, njofton Hbl,  transmeton RTKLive.

Por të premten, shtatë rrjedha lavash u panë që derdheshin deri në 700 metra në jugperëndim të malit. Banorëve në afërsi u është kërkuar të qëndrojnë larg një rreze prej pesë kilometrash nga qendra e kraterit.

Sidoqoftë, paralajmërimi i autoriteteve për vullkanin në malin Merapi mbetet në të njëjtin nivel gatishmërie.

Shpërthimi i fundit i vullkanit ndodhi në 2010, ku humbën jetën e mbi 300 njerëzve dhe detyroi mbi 280,000 banorë të largohen nga shtëpitë e tyre.RTKLive