Vendet e BE-së do të takohen me mbështetësit e Navalnit
Të hënën, ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë marrëdhëniet me Rusinë.
Për të paktën dymbëdhjetë prej ministrave të Jashtëm të BE-së, janë të gatshëm të takohen me mbështetësit e ngushtë të liderit të opozitës ruse, Aleksei Navalni.
Takimi do të zhvillohet të dielën në mbrëmje, në Bruksel, me bashkëpunëtorët e ngushtë të Navalnit, Leonid Volkov dhe Ivan Zhdanov.
“Na duhet informacion në lidhje me situatën reale. Është më mirë të informohemi drejtëpërdrejtë.
Kjo është arsyeja pse Lituania ka marrë iniciativën për të organizuar takimin”, tha ministri i Jashtëm Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, për AFP.
Suedia gjithashtu pritet të marrë pjesë në takim, megjithëse ministrja e Jashtme Ann Linde, nuk do të mbërrijë në Bruksel deri të hënën, njofton SS, transmeton RTKLive.
Ministrat e jashtëm të BE-së, në takimin e së hënës, pritet të udhëzojnë përfaqësuesin e BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell, për të vendosur sanksione të mëtejshme ndaj zyrtarëve rusë.
Vendimi për të vendosur sanksione pritet të merret në mes të marsit./RTKLive























