Liderët botërorë do të takohen në Mynih
BKT
   Bota

Liderët botërorë do të takohen në Mynih

Joe Biden, Angela Merkel dhe Emmanuel Macron do të takohen në Konferencën e Sigurisë, në Mynih.

Konferenca e Sigurisë në Mynih fillon të premten, ku liderët botërorë do të diskutojnë mbi politikën e jashtme dhe të sigurisë, njofton Hs, transmeton RTKLive.

Në konferencë do të marrin pjesë presidenti i SHBA-së, Joe Biden, kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministri britanik, Boris Johnson, Sekretari i Përgjithshëm i KB, António Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Siç bëhet e ditur, Biden, Merkel e Macron do të diskutojnë pas Sekretarit të Përgjithshëm i OKB-së, Guterres dhe Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus./RTKLive