19:36 / 19.02.2021
Miliona njerëz pa ujë, ngrohje dhe pa energji në Teksas
Stuhia e dimrit ka goditur Teksasin prej ditësh duke shkaktuar edhe viktima. Numri i qytetarëve të mbetur pa energji elektrike mbetet i lartë, ndonëse grupet emergjencës kanë punuar për rikthimin e rrjetit të energjisë në Teksas.
Nga ana tjetër stuhia e dimrit po ndikon edhe në ngadalësimin e shpërndarjes së vaksinave, për shkak se qendrat e transportit janë të bllokuara nga moti i keq.
Presidenti Joe Biden , gjithashtu ka deklaruar se do të përdorë burimet federale për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në Teksas, shkruajnë mediat e huaja.























