19:10 / 21.02.2021
Itali, rritet shkalla e pozitivitetit, 232 viktima shtesë nga COVID-19
Janë 13 452 rastet pozitive me COVID-19 të regjistruara në Itali në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria italiane e Shëndetësisë.
Të dhënat konfirmuan, gjithashtu, edhe 232 viktima shtesë.
Shkalla e pozitivitetit e regjistruar sot ishte 5,4%, në krahasim me dje që ishte 4,8%, me një rritje prej 0,6% në 24 orët e fundit.























