Më shumë se 50 të rrëmbyer janë liruar në Nigeri
BKT
   Bota

Më shumë se 50 të rrëmbyer janë liruar në Nigeri

Më shumë se 50 persona, të cilët u kapën javën e kaluar ndërsa udhëtonin me autobus në Nigeri, thuhet se janë liruar.

“Me shumë kënaqësi kam marrë të 53-tin. . pasagjerët e autobusëve të rrëmbyer nga banditë të armatosur një javë më parë", shkroi në Twitter, Abubakar Sani Bello, guvernator i shtetit të Nigerisë.

Mes këtyre 53 pasagjerëve, përfshirë 20 gra dhe nëntë fëmijë, po udhëtonin me një autobus afër fshatit Kundu, kur ndodhi sulmi, njofton Hbl, transmeton RTKLive.

Një zëdhënëse e guvernatorit tha se ditët e fundit ishin të ngjeshuar nga "dialogët, konsultat, punë e palodhur dhe netë pa gjumë" që rezultoi në lirimin.

Është e paqartë nëse është paguar ndonjë shpërblim.

Viteve të fundit rrëmbimet janë bërë më të zakonshme në Nigerinë veriperëndimore dhe qendrore.

Javën e kaluar, 42 njerëz, përfshirë 27 studentë, u raportua të jenë rrëmbyer nga një shkollë me konvikt në Kagara, në shtetin e Nigerisë. Ata ende mungojnë./RTKLive