Finlandë, THL: 390 raste të reja me COVID-19
Rreth 390 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Finlandë në 24 orët e fundit, njofton Instituti për Shëndet dhe Mirëqenie (THL).
Incidenca, pra numri i infeksioneve për 100,000 banorë, është pak më shumë se 100 për 14 ditët e fundit.
Incidenca është 207 në Uusimaa, 185 në Satakunta, 140 në rrethin e kujdesit shëndetësor Vaasa dhe 117 në Finlandën Jugperëndimore.
Afro 54.132 njerëz janë konfirmuar të infektuar në Finlandë që nga fillimi i epidemisë, njofton Hbl, transmeton RTKLive
Sipas shifrave, gjithsej 726 vdekje që janë të lidhura me koronavirusin, ndërsa 141 njerëz janë duke u shtruar në spital për shkak të covid-19.
Në mesin e të infektuarve, gjithsej 524 raste janë zbuluar të jenë nga variantet më ngjitëse.
Sipas shifrave të së dielës, 287.998 njerëz kanë marrë të dozën e tyre të parë të vaksinës së koronavirusit./RTKLive























