BE vë sanksione të reja kundër Moskës
BKT
   Bota

BE vë sanksione të reja kundër Moskës

Ministrat e Jashtëm të BE-së japin sinjal të qartë Rusisë duke vënë sanksione të reja ndaj saj.

Suedia po bën presion për të diskutuar, gjithashtu, situatën rreth sistemit të gazit të njohur “Nordstream 2”, njofton SvD, transmeton RTKLive.

Burgosja e politikanit të opozitës, Alexei Navalny, si dhe veprimet e ashpra të ndërmarra kundër demonstruesve,në përkrahje të tij, kanë çuar në kërkesa të reja për rritjen e veprimit të BE-së kundër Moskës.

“Unë pres që ne do të marrim sanksione, në përputhje me sistemin e ri të sanksionimit të të drejtave të njeriut, rreth çështjes Navalny dhe unë pres unitetin e BE-së në këtë çështje të rëndësishme”, tha ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde, në një koment të shkurtër në takimin ministror të së hënës në Bruksel./RTKLive