Fauci: COVID-19 gjëja më e keqe shëndetësore në SHBA brenda këtij shekulli
BKT
   Bota

Fauci: COVID-19 gjëja më e keqe shëndetësore në SHBA brenda këtij shekulli

Në Shtetet e Bashkuara u tejkalua shifra me gjysmë milioni vdekjeje prej koronavirusit.

Anthony Fauci, drejtor i Agjencisë Kombëtare të SHBA për Alergji dhe Sëmundje Infektive dhe këshilltar i presidentit, komentoi mbi këtë çështje në një intervistë me Reuters.

Fauci vuri në dukje se pandemia mbërriti në Shtetet e Bashkuara, e cila kishte qëndrime të ndara për shkak të polemikave politike.

Si rezultat, për shembull, përdorimi i maskave u bë, sipas mendimit të Faucit, një deklaratë politike sesa një masë e shëndetit publik.

Sidoqoftë, Fauci thekson se situata do të kishte qenë e vështirë gjithsesi, pasi virusi është përhapur, gjithashtu, në vende të tilla si Gjermania dhe Britania, ku, sipas tij, kufizime të rënda janë vërejtur më me ndërgjegje, sesa në Shtetet e Bashkuara.

“Megjithatë, kjo, gjithashtu, nuk shpjegon se si një shtet i ‘pasur dhe i civilizuar’, si Shtetet e Bashkuara, u bë vendi më i prekur nga koronavirusi në botë”, tha Fauci.

Ai, gjithashtu, u përfshi në polemikë publike me ish-presidentin Donald Trump, në disa raste. Sidoqoftë, për dështimin e vendit për të kurorëzuar veprimet nuk mund të fajësohet vetëm Trump, edhe pse shpërfillja e qeverisë për shkencën ishte "qartë e dëmshme" për përpjekjet e zbutjes pandemike.

Sipas Faucit, disa shtete dhe qytete, gjithashtu, kanë injoruar rekomandimet e bëra nga grupi i mjekëve i ngritur enkas për parandalimin dhe shërimin e koronavirusit.

"Kjo është gjëja më e keqe që i ka ndodhur këtij vendi nga perspektiva e shëndetit publik në më shumë se njëqind vjet," tha Fauci./RTKLive