Finlandë:Nxënësit e shkollave të mesme kthehen në bankat shkollore
BKT
   Bota

Finlandë:Nxënësit e shkollave të mesme kthehen në bankat shkollore

Në bazë të vendimit të komunave në rrethin e Helsinkit, disa shkolla të mesme do të nisin punën në fillim të marsit.

Këtë vendim disa nxënës e kanë mirëpritur, disa ndiehen të shqetësuar, njofton Hs, transmeton RTKLive

Deri më tani, nxënësit e shkollave të mesme kanë vijar mësimin në distancë.

Ky vendim ka shkaktuar huti tek opinioni, si dhe përçarje ndërmjet vendimmarrësve.

Ndërkaq tek nxënësit kthimi i tyre ngre frikën e përhapjes së infeksionit, por ka edhe nxënës që i gëzohen kthimit në shkollë./RTKLive