Gruaja "El Chapos" u arrestua në Shtetet e Bashkuara
BKT
   Bota

Gruaja "El Chapos" u arrestua në Shtetet e Bashkuara

Emma Coronel Aispuro, gruaja e zotit meksikan të drogës Joaquín "El Chapo" Guzmán, është arrestuar në Aeroportin Dulles, jashtë Washington DC, në Shtetet e Bashkuara.

Ajo dyshohet të ketë qenë e përfshirë në kontrabandën e drogës si: kokainë dhe heroinë, në Shtetet e Bashkuara, njofton Hbl, transmeton RTKlive.

"El Chapo" është në një burg të sigurisë së lartë në Shtetet e Bashkuara.

Ai ishte udhëheqësi i kartelit Sinaloa në Meksikë, i cili kontrabandonte drogë në Shtetet e Bashkuara dhe është përgjegjës për një numër vrasjesh, sipas dokumenteve të gjykatës./RTKLive