
11:14 / 23.02.2021
Japonia drejt lehtësimit të masave kufizuese të Covid-19
Pas Izraelit edhe Japonia bëhet vendi i dytë, i cili pritet të lehtësojë masat e vendosura për Covid-19.
Tre prefektura të Japonisë kanë kërkuar nga qeveria që të konsiderojë heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Kjo kërkesë ka ardhur sipas tyre me uljen e infeksioneve nga Covid.
Guvernatorët e Huogo, Kyoto dhe Osaka i kanë paraqitur një kërkesë ministrit duke i paraqitur situatën e Covid.
Ndërkohë pritet që mbi këtë çështje vendimi të merret pas takimit mes kryeministrit Yoshihide Suga dhe Nishimuraa me Ministrin e Shëndetësisë Norihisa Nomura.
Në mbarë vendin, Japonia ka regjistruar 426.375 raste koronavirus, me 7.550 vdekje të konfirmuara./abcnews.al/