Ukraina miraton përdorimin e vaksinës së zhvilluar nga AstraZeneca
BKT
   Bota

Ukraina miraton përdorimin e vaksinës së zhvilluar nga AstraZeneca

Vaksina e zhvilluar nga AstraZeneca është miratuar më parë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ukraina ka miratuar përdorimin e vaksinës së zhvilluar nga AstraZeneca kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Në një deklaratë nga ministria e shëndetësisë, rikujtohet se vaksina e zhvilluar nga AstraZeneca është miratuar më parë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Gjithashtu në deklaratë theksohet se vaksina është miratuar për përdorim në vend.

Është njoftuar se Ukraina do të marrë 500 mijë doza të vaksinës AstraZeneca të prodhuara nga Instituti i Serumit në Indi me emrin lokal CoviShield.