10:00 / 24.02.2021
Azerbajxhan, bora në Baku ndikon negativisht në jetën e qytetarëve
Shumë persona u detyruan të shkojnë në punë në këmbë pasi ndërprerjet goditën edhe transportin publik.
Reshjet intensive të borës në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, kanë ndikuar negativisht në jetën e qytetarëve, raporton Anadolu Agency.
Qytetarët kishin vështirësi të ecnin në rrugë për shkak të borës që binte nga orët e natës.
Bora ka mbuluar rrugët e kryeqytetit ndërsa shkaktoi ndërprerje edhe në trafik.
Shumë persona u detyruan të shkojnë në punë në këmbë pasi ndërprerjet goditën edhe transportin publik.
Ekipet kompetente punojnë në pastrimin e borës për të mundësuar qarkullimin e rregullt si dhe lëvizjen e këmbësorëve.
Ndërkohë, theksohet se reshjet e borës do të vazhdojnë deri nesër në orët e mëngjesit.























