Presidenti i Ruandës kritikon pabarazinë në furnizimin me vaksinat
Presidenti i Ruandës, Paul Kagame ka kritikuar ashpër pabarazinë në shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit të ri (COVID-19).
Kagame duke cituar në Twitter deklaratën e Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus rreth marrëveshjes së arritur mes shteteve të pasura dhe prodhuesit e vaksinave, tha se "Kjo është dyfytyrësia dhe standardi i dyfishtë për të cilën flasim çdo herë".
Ai ka theksuar se për shkak të marrëveshjeve të vendeve të pasura, mekanizmi COVAX ka vështirësi në blerjen e vaksinave të mjaftueshme.
Iniciativa e COVAX e themeluar që të gjitha vendet në botë të arrijnë deri te vaksina në mënyrë të barabartë njoftoi se në 6 muajt e parë do të shpërndajë rreth 337.2 milionë doza të vaksinës për vendet më pak të zhvilluara.
Unioni Afrikan edhe pse ka arritur në shifrën e duhur të vaksinës për kontinentin me iniciativën e COVAX dhe me kompanitë e vaksinës, ende ka paqartësi se kur do të dorëzohen vaksinat.























