SHBA do të mbështesë Tunizinë në luftën kundër COVID-19
Ambasadori i SHBA-së në Tunizi, Blome tha se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë Tunizinë në fushën e shëndetësisë dhe luftën kundër COVID-19.
Kryetari i Parlamentit, Rached Ghannouchi priti në takim ambasadorin Blome në zyrën e tij.
Gjatë takimit, Blome tha se SHBA-ja është e vendosur të mbështesë Tunizinë në fusha të ndryshme, veçanërisht në furnizimin me vaksina gjatë periudhës së pandemisë.
SHBA-ja e gatshme për të ndihmuar institucionet e vogla
Blome tha se SHBA-ja është e gatshme për donacione dhe ndihma amerikane për të ndihmuar institucionet e vogla dhe të shkallës së përbashkët në Tunizi që të përmirësojnë situatën e tyre.
Ai u zotua të punojë me Agjencinë e Zhvillimit të SHBA-së për të kapërcyer krizën që po kalon sektori i turizmit në Tunizi.
Do të dyfishohet ndihma e SHBA-së nga jashtë për Tunizinë
Duke theksuar se Washingtoni do të dyfishojë sasinë e mbështetjes së huaj të dhënë për Tunizinë, Blome shprehu admirimin e tij për suksesin e përvojës demokratike në Tunizi.
Blome tha se përvoja demokratike në Tunizi do të vazhdojë të mbështetet fuqimisht nga SHBA-ja derisa të arrijë qëllimet e saj.
Në takim, Gannouchi kujtoi marrëdhëniet e dalluara historike midis dy vendeve dhe bëri thirrje për intensifikimin dhe zhvillimin e investimeve, veçanërisht në fusha të caktuara.
Duke potencuar se SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë Tunizinë, Gannouchi shprehu dëshirën e tij që kjo mbështetje të bëhet përmes financuesve ndërkombëtarë dhe institucioneve financiare.
Ai më tej shtoi se ndër përparësitë në Parlamentin që ai kryeson është formimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila do të jetë autoriteti vendimmarrës në interpretimin e Kushtetutës.
Gannouchi theksoi se vendndodhja gjeografike e Tunizisë dhe suksesi i saj në procesin e tranzicionit demokratik i ofrojnë vendit mundësinë për ta shndërruar vendin në një urë të përparuar në tregtinë e ndërsjellë drejt Afrikës dhe vendeve të rajonit.























