Finlandë, 590 raste të reja me COVID-19
BKT
   Bota

Finlandë, 590 raste të reja me COVID-19

Incidenca në rrethet e kujdesit shëndetësor të Helsinkit dhe Uusimaa po rritet.

Në 24 orët e fundit, 590 raste të reja të covid-19 janë konfirmuar nga Instituti për Shëndet dhe Mirëqenie (TLA).

Kjo do të thotë që rreth 55.122 njerëz në Finlandë kanë rezultuar pozitivë që nga fillimi i epidemisë.

Sipas shifrave të së martës, 186 pacientë me koronavirus janë duke u kujdesur në spitalet në të gjithë vendin. Prej tyre 34 kanë nevojë për kujdes intensiv, njofton Hbl, transmeton RTKLive.

Ndërsa 734 njerëz në Finlandë kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

Incidenca, pra numri i infeksioneve për 100,000 banorë gjatë 14 ditëve të fundit, aktualisht është 107.5 në të gjithë vendin.

Ndërkaq incidenca në Helsinki dhe Uusimaa është 223.7, ndërsa në rrethin e Finlandës Jugperëndimore 127.9 dhe në rrethin Vaasa 146.9.

Sipas të dhënave të së martës, 288,476 njerëz në vend kanë marrë dozën e parë të vaksinës, e cila korrespondon me rreth 5.2 për qind të popullsisë së vendit, kurse 73,724 njerëz morën edhe dozën e dytë./RTKLive