Italia regjistron 318 viktima nga COVID

Italia regjistron 318 viktima nga COVID

16.424 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Itali dhe 318 persona kanë vdekur, njoftuan sot autoritetet shëndetësore të këtij vendi.

Që nga fillimi i epidemisë, 2.848.564 njerëz janë infektuar dhe 96.666 kanë vdekur.

Aktualisht, 389.433 persona janë me koronavirus ose 1.485 më shumë krahasuar me dje, 14.599 prej tyre janë rikuperuar dhe 369.059 ndodhen në izolim shtëpiak.

Indeksi i rasteve pozitive tani është 4.8 për qind ose 0.4 për qind më shumë se dje (4.4 për qind).