Keqpërdori ndihmën e shtetit për pandemi, pret dënimi deri 30 vjet burg

Keqpërdori ndihmën e shtetit për pandemi, pret dënimi deri 30 vjet burg

Një grua amerikane që falsifikoi dokumente për të marrë 150.000 dollarë ndihmë ekonomike, akuzohet se ka shpenzuar të gjitha paratë e saj duke blerë produkte të brendeve.

Ajo bleu produkte nga brendet Neimann Marcus, Louis Vuitton, Nordstom, dhe gjithashtu ndaloi në dyqanet e diamanteve, njoftoi prokuroria e këtij shteti amerikan.

Jasmine Clifton (24) bëri kërkesë për ndihmë ekonomike për shkak të pandemisë COVID-19, duke deklaruar se biznesi i saj i veshjeve në internet u shkatërrua për shkak të masave kufizuese, edhe pse ajo në të vërtetë mbylli dyqanin një vit më parë, njoftoi faqja e internetit Hill.

Shërbimi për shtyp i Distriktit Perëndimor të Karolinës së Veriut deklaron se Clifton paraqiti dokumente që kompania e saj fiton 350.000 dollarë në vit, megjithëse gazetat treguan se dyqani u mbyll në shtator 2019.

Përveç rrobave, këpucëve dhe diamanteve, gruaja gjithashtu shpenzoi para për "Ikea", "Best Buy" dhe "Rooms To Go", shton prokuroria.

Ajo akuzohet për mashtrim dhe përfitim nga kushtet e një katastrofe të madhe dhe ajo u shfaq në sallën e gjyqit të hënën dhe u la e lirë me kusht prej 25,000 dollarë, raporton AP.

Clifton përballet me deri në 30 vjet burg dhe mund të përballet me një gjobë prej 1.25 milion dollarësh.