Studimi izraelit konfirmon efektivitetin e vaksinës Pfizer
BKT
   Bota

Studimi izraelit konfirmon efektivitetin e vaksinës Pfizer

Një studim masiv i vaksinës Cfid-19 të Pfizer në Izrael konfirmon efektivitetin e vaksinës.

Studimi, i cili bazohet në një sondazh të 1.2 milion njerëzve në Izrael, është botuar në New England Journal of Medicine.

"Kjo është prova e parë e rishikuar në shkallë të gjerë për efektshmërinë e një vaksine në kushte të botës reale", tha Ben Reis, një studiues në Harvard Medical School dhe një nga autorët e artikullit, njofton Hbl, transmeton RTKlive.

Rreth 600,000 njerëz morën vaksinën dhe u krahasuan me një grup, po aq të madh, që nuk e morën atë dhe të cilët ishin krahasuar me grupin origjinal për nga mosha, gjinia, gjeografia dhe kushtet mjekësore.

Efikasiteti i vaksinës covid-19 me simptoma ishte 94 për qind të paktën shtatë ditë pas dozës së dytë të vaksinës.

Shifra është shumë afër 95 përqindshit që gjigandi farmaceutik raportoi në studimin e tij të fazës së tretë./RTKLive