13:56 / 25.02.2021
Suedi, deportohet një punonjës i ambasadës ruse, i dyshuar si spiun
Një punonjës në ambasadën ruse në Stokholm është deportuar nga Suedia pasi u shpall i padëshirueshëm nga qeveria suedeze.
Dëbimi është kundërpërgjigjie e Suedisë ndaj Rusisë, e cila pati dëbuar disa javë më parë një diplomat suedez nga Shën Petersburgu, njoftojnë mediet suedeze, transmeton RTKLive.
Sipas autoritetet suedeze 35-vjeçari punon për shërbimin e inteligjencës ruse SVR dhe ishte në Suedi ka punuar si punonjës i ambasadës./RTKLive























