Kombet e Bashkuara dërguan 63 kamionë me ndihma humanitare në Idlib
BKT
   Bota

Kombet e Bashkuara dërguan 63 kamionë me ndihma humanitare në Idlib

Materialet e ndihmës humanitare do të shpërndahen për ata që kanë nevojë në Idlib dhe fshatrat përreth.

Kombet e Bashkuara (OKB) dërguan 63 kamionë me ndihma humanitare në Idlib, Siri, raporton Anadolu Agency.

Kamionët me ndihmat e OKB-së kaluan përmes Portës Kufitare Cilvegözü në rrethin Reyhanlı të qytetit turk Hatay.

Materialet e ndihmës humanitare do të shpërndahen për ata që kanë nevojë në Idlib dhe fshatrat përreth.