09:09 / 26.02.2021
Moderna nis testimet e vaksinës për variantin e Afrikës së Jugut
Kompania Moderna nis sot testet e saj klinike për vaksinën e krijuar mbi variantin e ri të Afrikës së Jugut pasi rezulton si varianti i cili kundërshton pjesërisht imunitetin e krijuar nga trupi përballë virusit.
“Ne kemi dërguar doza të vaksinës kundër variantit të Afrikës së Jugut për një studim klinik. Jemi të bindur se kemi gjetur formulën e duhur kundër tij”, thanë zyrtarë të kompanisë nëpërmjet një deklarate.
Gjithashtu kompania njoftoi zotimin e saj për rritjen e prodhimit të sasisë së vaksinave për këtë vit nga 600 në 700 milionë doza.























