Raporti i AI: Ushtria eritreane vret qindra civilë në Tigray
BKT
   Bota

Raporti i AI: Ushtria eritreane vret qindra civilë në Tigray

Ushtarët e ushtrisë Eritrean vranë qindra njerëz vitin e kaluar në zonën kufitare në mes të Etiopisë dhe Eritreas, në Tigray, thonë agjencitë e lajmeve dhe organizata e të drejtave të njeriut Amnesty International.

Organizata ka folur me dëshmitarët okularë dhe ka hetuar imazhet satelitore të masakrës në nëntor 2020 në qytetin Axum.

Ka të paktën 240 viktima të krimeve të luftës.

Sipas Amnesty, ata kanë prova të forta se civilët u vranë nga forcat e Eritreas. Vrasja e hapur e civilëve është një krim lufte.

Qeveritë etiopiane dhe eritreane, që të dy kanë refuzuar të pranojnë se trupat e Eritresë janë përfshirë në luftimet në Tigray, megjithëse ushtarët e Eritresë dhe plaçkitjet e tyre janë raportuar nga vëzhguesit civilë dhe ndërkombëtarë, njofton Hs, transmeton RTKLive

Amnesty arriti të mbledhë emrat e më shumë se 240 viktimave, por theksoi se nuk mund të verifikonte numrin e sakt të viktimave.

Ka të ngjarë të ketë më shumë viktima, pasi, sikundër theksohet në raport, banorët kishin varrosur disa qindra veta.

Amnisty International kërkon që OKB të fillojë të hetojë ngjarjet në Axum që kanë ndodhur në nëntor.

Përveç kësaj, Amnesty po kërkon që qeveria etiopiane të miratojë eksportin e ndihmës humanitare në Tigray.

Sipas OKB, shumica e popullsisë së Tigray, rreth 4.5 milion njerëz, kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare për të mbijetuar./RTKLive