Shkaktohet kriza e refugjatëve që të mbulohet konflikti
BKT
   Bota

Shkaktohet kriza e refugjatëve që të mbulohet konflikti

Qeveria etiopiane mbulon konfliktin me anë të krizës së refugjatëve, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto.

Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto, si përfaqësues i BE-së, udhëtoi në Etiopi për t'u njohur me situatën në Tigray .

"Situata është jashtë kontrollit, nuk kontrollohet, madje, as nga qeveria", deklaroi ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto, njofton Hs, transmeton RTKLive.

Haavisto, si përfaqësues i BE-së, vizitoi rajonin e Tigray, që është shndërruar si një arenë e konfliktit.

Siç bëhet e ditur, në nëntor, forcat e qeverisë etiopiane sulmuan forcat TPLF që mbanin pushtetin në provincën Tigray.

Luftimet vazhdojnë, edhe pse qeveria etiopiane deklaroi konfliktin të mbyllur, në fund të nëntorit.

Para se të takohej me administratën etiopiane në kryeqytetin, Addis Ababa, ministri Haavisto vizitoi kampin e refugjatëve Um Rakuba, në Sudan, ku 20,000 refugjatë kanë mbërritur nga Tigray./RTKLive