Brazil, shkon në mbi 251 numri i të vdekurve nga COVID-19
BKT
   Bota

Brazil, shkon në mbi 251 numri i të vdekurve nga COVID-19

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë së Brazilit, me 1.541 vdekje të shënuara në 24 orët e fundit, bilanci i viktimave me burim COVID-19 në vend ka shkuar në 251.498.

Arrin në mbi 251 mijë numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në vendin e Amerikës së Jugut, Brazil.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë së Brazilit, me 1.541 vdekje të shënuara në 24 orët e fundit, bilanci i viktimave me burim COVID-19 në vend ka shkuar në 251.498.

Me 65.998 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend ka arritur në 10.390.461, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 9.323.696.

Rajoni Sao Paulo me 2.014.529 raste dhe 58.873 vdekje nga COVID-19 është rajoni më i prekur nga pandemia në Brazil.

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, Brazili me një popullsi prej më shumë se 210 milionë banorësh, radhitet vendi i 3-të në botë më i prekur nga COVID-19.