Finlandë, 720 raste të reja të covid-19

Finlandë, 720 raste të reja të covid-19

Numri i infeksioneve të reja në ditë vazhdon të rritet në Finlandë.

Të premten u raportua një nga shifrat më të larta ditore deri më tani.

Ndërkaq të hënën, Instituti për Shëndet dhe Mirëqenie raportoi për 390 raste të reja të infeksionit me covid-19, njofton Hbl, transmeton RTKLive.

Gjatë javës, shifrat ditore të infeksionit me koronavirus janë rritur në mënyrë të vazhdueshme dhe të premten instituti raportoi 720 raste të reja në 24 orët e fundit.

Që nga fillimi i epidemisë, rreth 56,407 njerëz janë konfirmuar të infektuar me koronavirus.

Ndërkohë që bëhet e ditur se 740 persona kanë vdekur si pasojë e infeksionit me covid-19.

Rajonet me incidencën më të lartë, pra numri i rasteve për 100,000 banorë në 14 ditët e fundit, janë: Helsinki dhe Uusimaa (245,4), Åland (Oland) (245,3), Satakunta (201,8), Vaasa 140,4 dhe Finlanda Jugperëndimore (139,0)./RTKLive