1065 raste të reja me Covid në Zvicër, gjatë 24 orëve të fundit
BKT
   Bota

1065 raste të reja me Covid në Zvicër, gjatë 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit, 1065 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit.

Numri i testeve të kryera është 29,915, ndërkohë që shkalla e pozitivitetit është 3.6 përqind, transmeton albinfo.ch.

BAG raporton gjithashtu 8 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 45 persona shtesë u shtruan në spital. Vlera R është 1.01.