Mbreti i ngarkuar me borxhe paguan taksë shtesë

Mbreti i ngarkuar me borxhe paguan taksë shtesë

Ish mbreti spanjoll Juan Carlos, i cili u largua nga vendi gjatë një hetimi korrupsioni vitin e kaluar, ka paguar ekuivalentin e 4.4 milionë euro autoriteteve spanjolle.

"Juan Carlos më ka kërkuar të bëj publike faktin që ai paraqiti një deklaratë tatimore vullnetare tek autoritetet, e cila rezultoi në një borxh tatimor prej 4.4 milionë eurosh," tha avokati i ish-monarkut.

Ky është borxhi i dytë tatimor i llojit që Juan Carlos ka paguar në tre muajt e fundit, njofton Hbl, transmeton RTKLive.

Ish mbreti aktualisht po hetohet nga gjykata më e lartë e Spanjës për, siç thuhet, evazion fiskal dhe pastrim parash.

Ai po hetohet nga prokurorët zviceranë për korrupsion.

Që kur filluan hetimet në gusht, Juan Carlos ka jetuar në mërgim, në Emiratet e Bashkuara Arabe./RTKLive