​Qëllohet për vdekje polici në krye të detyrës

​Qëllohet për vdekje polici në krye të detyrës

Një polic në Virxhinia ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë gjatë detyrës.

Sipas mediave të huaja, Dominic “Nick” Winum, 48 vjeç, i Departamentit të Policisë Stanley ishte në polici për pesë vjet.

Arsyet pse ai u qëllua nuk janë bërë ende të ditura dhe një i dyshuar ka rënë në prangat e policisë menjëherë pas të shtënave me armë.

“Që kur u bashkua me departamentin tonë në vitin 2016, ai shërbeu dhe mbrojti me krenari komunitetin në Stanley”– tha shefi i Policisë së Stanley, Ryan Dean në një deklaratë.

Winum më parë ka shërbyer në Policinë e Shtetit të Virxhinias, agjencia që tani po udhëheq hetimin për vdekjen e tij.