Të paktën pesë të vrarë gjatë protestave në Mianmar

Të paktën pesë të vrarë gjatë protestave në Mianmar

Policia në Mianmar ka hapur zjarr ndaj protestuesve më 28 shkurt, duke vrarë të paktën katër persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Kjo është dita më e përgjakshme në protestat që po mbahen kundër puçit ushtarak.

Një grua po ashtu ka vdekur nga një sulm i dyshuar në zemër, pasi policia shpërndau një protestë të mësuesve në qytetin Yangon, duke përdorur granata tymi.

Mianmari – që ndryshe njihet edhe si Birmani – është në kaos që prej 1 shkurtit, kur ushtria mori pushtetin dhe arrestoi lideren e zgjedhur, Aung San Suu Kyi si dhe lidershipin e partisë së saj.