BE propozon `pasaportë jeshile` për udhëtime
BKT
   Bota

BE propozon `pasaportë jeshile` për udhëtime

Komisioni i BE-së propozon `pasaportë jeshile` për udhëtime me informacion mbi vaksinimin, testin e koronës ose antitrupat.

Një pasaportë dixhitale do të ishte në dispozicion jo më herët se në stinën e verës.

Në ditët në vijim, Komisioni Evropian do të propozojë një pasaportë dixhitale të gjelbër për të bërë më të lehtë udhëtimin.

Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, shkroi në Twitter në lidhje me propozimin e ardhshëm të hënën, njofton Hs, transmeton RTKLive.

Krerët e BE-së diskutuan nevojën për një certifikatë të përbashkët dixhitale të vaksinimit në samitin e tyre, në fund të javës së kaluar.

Vendet e BE-së, të cilat varen veçanërisht nga të ardhurat e turizmit, kanë bërë përpjekje për zhvillimin e një çertifikate vaksinimi për udhëtimet.

Një nga më aktivet ka qenë Greqia. Disa udhëheqës të BE-së, siç është presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë konsideruar si shumë të hershme përdorimin e një pasaporte për nevoja të udhëtimit.

Disa udhëheqës kishin frikë se pasaporta do t'i vinte njerëzit në një pozitë të pabarabartë.

Sipas propozimit të Von der Leyen, pasaporta do të përmbajë ose informacion mbi vaksinimin, rezultat i një testi korone ose antitrupa ndaj një sëmundje të mundshme koronare.

Sipas Eric Mamer, zëdhënësi kryesor i Komisionit, qëllimi i pasaportës është të lehtësojë udhëtimet për punë dhe kohën e lirë në BE./RTKLive