Ish-presidenti francez Sarkozy dënohet me burg për korrupsion
BKT
   Bota

Ish-presidenti francez Sarkozy dënohet me burg për korrupsion

Ish Presidenti Francez Nicolas Sarkozy është dënuar me kohëzgjatje prej tre vjetësh për korrupsion.

Sidoqoftë dënimi është dy vjet me kusht.

Ndër të tjera, Sarkozy u akuzua për përpjekje për të spiunuar informacione në lidhje me hetimin e tij dhe për gatishmëri për të shpërblyer një gjykatës për ndihmën e tij.

Sarkozy shërbeu si president i Francës nga 2007 në 2012, njofton IS, transmeton RTKLive.

Duke qenë se dy vjet e verdiktit të Sarkozy janë të kushtëzuar, nuk ka gjasa që ish-presidenti të mbajë burgun.

Burgimi zakonisht kryhet në Francë vetëm me dënime me më shumë se dy vjet burgim./RTKLive