Kek me çokollatë të zezë, të bardhë dhe lajthi
BKT
Kuzhina

Kek me çokollatë të zezë, të bardhë dhe lajthi

Ja si të përgadisim kekun me çokollatë të zezë, të bardhë dhe lajthi.

300 gr miell i gatshëm (Alice’s cake)
120 ml vaj
120 ml ujë
50 gr çokollatë e zezë
100 gr çokollatë e bardhë
2 lgj qumësht
50 gr lajthi
Pak gjalpë
Pak miell

Përziejmë miksin e miellit të gatshëm me 120 ml ujë dhe 120 ml vaj.
Shtojmë 50 gr çokollatë të zezë, dhe e hedhim brumin e kekut në tavë të piqet në 220 gradë për 40 minuta.

Përgatisim në banjomari 100 gr çokollatë të bardhë me 2 lugë qumësht. Në kekun e ftohtë shtojmë çokollatën e bardhë lart si dhe lajthitë e grira.