14:55 / 01.03.2021
Finlandë, THL: 392 raste infeksioni dhe 8 vdekje nga COVID-19
Rreth 392 infeksione të reja me koronavirus dhe tetë vdekje janë diagnostikuar në Finlandë, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Mirëqenies (THL).
Ndërkaq 239 persona janë hospitalizuar për shkak të koronavirusit, nga të cilët 39 janë në kujdes intensiv, njofton IS, transmeton RTKLive.
Incidenca e rasteve të koronavirusit në Finlandë aktualisht është 128 raste për 100,000 banorë për një periudhë prej dy javësh./RTKLive























