Gana fillon vaksinimin anti-Covid
BKT
   Bota

Gana fillon vaksinimin anti-Covid

Të hënën, presidenti i Ganës, Nana Akufo-Addo, u bë i pari në botë që mori një dozë vaksine të shpërndarë përmes programit botëror të vaksinave Covax.

"Është e rëndësishme që unë të tregoj se kjo vaksinë është e sigurt, duke qenë i pari që e marr atë, në mënyrë që të gjithë në Gana të ndjehen të sigurt duke e marrë atë," tha përpara medieve presidenti 76-vjeçarë.

Gjithashtu edhe zonja e parë e vendit, Rebecca Akufo-Addo, mori një dozë të vaksinës, njofton Hbl, transmeton RTKLive.

Vendi, me 30 milionë banorë, ka marrë 600,000 doza me Covax, të cilat do të ndihmojnë vendet e varfra të marrin vaksinat.

Programi është zvarritur me vonesa dhe probleme me financimin. Sipas planit, afërsisht 340 milionë doza vaksine duhet të ishin dorëzuar në rreth 145 vende deri nga mesi i vitit.

Vendi synon të arrijë të vaksinojë 20 milionë banorë përpara fundit të vitit./RTKLive