17:41 / 01.03.2021
BE nis procesin zyrtar të sanksioneve në çështjen Navalny
Bashkimi Europian nisi sot procesin zyrtar ligjor të sanksionimit të katër personave të përfshirë në dënimin e fundit të disidentit rus Alexei Navalny, konfirmuan burimet diplomatike të BE-së.
Kjo lëvizje hap rrugën për masat e reja kufizuese që do të vendosen të martën, pas një marrëveshjeje nga 27 ministrat e Jashtëm të BE-së javën e kaluar.
Blloku e ka sanksionuar tashmë Rusinë në lidhje me helmimin e Nalvany-t vitin e kaluar.
Individët e synuar do të përballen me ndalime të hyrjes në BE dhe ngrirjen e aseteve nën instrumentin e ri të sanksioneve të Bllokut për të drejtat e njeriut, i vendosur në fund të vitit të kaluar./atsh























