Republika Çeke regjistron shkallën më të lartë të rasteve në botë
BKT
   Bota

Republika Çeke regjistron shkallën më të lartë të rasteve në botë

Republika Çeke regjistroi normën më të lartë në botë të rasteve të infektimit me COVID-19 për banorë në mes të shkurtit, sipas shifrave të fundit nga Qendra Europiane për Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

“Vendi regjistroi 1 124 raste për 100 000 banorë midis 8 shkurt dhe 22 shkurt”, tha ECDC.

Zyrtarët raportuan 4 557 raste të reja sot, që e çon totalin e tyre në 1,24 milionë.

Rreth 73 persona humbën jetën nga COVID-19, numri i përgjithshëm i të cilave është 20 469./atsh