Zv/presidenti i Zimbabves jep dorëheqje
BKT
   Bota

Zv/presidenti i Zimbabves jep dorëheqje

Dorëheqja e tij hyri në fuqi menjëherë, por Mohadi mohoi akuzat duke fajësuar dezinformimin në media për largimin e tij.

Zv/presidenti i Zimbabves, Kembo Mohadi, ka dhënë dorëheqje pasi në raportet në media u akuzua për një skandal që përfshin marrëdhënie të paligjshme seksuale.

Dorëheqja e tij hyri në fuqi menjëherë, por Mohadi mohoi akuzat duke fajësuar dezinformimin në media për largimin e tij.

Ai tha se vendosi të japë dorëheqje "jo si frikacak, por si një shenjë e demonstrimit të respektit të madh ndaj zyrës së Presidentit".

Në letrën e dorëheqjes, e lëshuar për mediat nga zyra e Presidentit, Mohadi tha se ai është viktimë e falsifikimit të zërit.

Akuzat e bëra përmes mediave sociale përmbajnë regjistrime të pretenduara të thirrjeve të tij telefonike me gra të martuara.

Mohadi është zv/presidenti i parë i Zimbabve që jep dorëheqje nga posti që nga pavarësia e vendit.