SHBA njofton ndihmë sigurie për Ukrainën në vlerë prej 125 mln dollarëve
BKT
   Bota

SHBA njofton ndihmë sigurie për Ukrainën në vlerë prej 125 mln dollarëve

Paketa USAI përfshin trajnime, pajisje dhe përpjekje këshilluese për të "ndihmuar forcat e Ukrainës të ruajnë integritetin territorial të vendit, të sigurojnë kufijtë e saj dhe të përmirësojnë ndër-veprimin me NATO-n".

Departmenti i Mbrojtjes i SHBA-së ka njoftuar një paketë të ndihmës për sigurinë prej 125 milionë dollarëve për Ukrainën.

"Ky veprim riafirmon angazhimin e SHBA-së për të siguruar armë vdekjeprurëse mbrojtëse për t'i dhënë mundësi Ukrainës të mbrohet në mënyrë më efektive kundër agresionit rus", njoftoi departmenti amerikan.

Paketa e Nismës së Ndihmës së Sigurisë për Ukrainën (USAI) përfshin trajnime, pajisje dhe përpjekje këshilluese për të "ndihmuar forcat e Ukrainës të ruajnë integritetin territorial të vendit, të sigurojnë kufijtë e saj dhe të përmirësojnë ndër-veprimin me NATO-n".

150 milionë dollarë të tjera të përvetësuara nga Kongresi Amerikan në vitin fiskal 2021 janë të kushtëzuara nga përparimi i Ukrainës në reformat e mbrojtjes dhe do të dorëzohen sa herë që Departmenti i Shtetit vërteton një përparim të tillë.

"Departmenti inkurajon Ukrainën të vazhdojë të miratojë reforma që forcojnë kontrollin civil të ushtrisë, promovojnë rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në industrinë e mbrojtjes dhe prokurorimin e sektorit të saj të mbrojtjes në fusha të tjera kyçe në përputhje me parimet dhe standardet e NATO-s", tha Pentagoni.

Që nga viti 2014, SHBA ka ndarë mbi 2 miliardë dollarë ndihmë sigurie për Ukrainën pas aneksimit të Krimesë nga forcat ruse.